INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Ardit Gjebrea gati për të ndërprerë emisionin: Po turpërohemi! [FOTO]

Çfarë ndodhi?! Ardit Gjebrea gati për të ndërprerë emisionin: Po turpërohemi! [FOTO]

Publikuar më: 20:32 28-10-2018

Moderatorit të “E diela shqiptare” i ndodhi një problem ditën e sotme gjatë transmetimit live, pasi një prej monitorëve në studio kishte një problem me audion. Pas performancës së një 16-vjeçare në kategorinë “New Artist”, dëgjimi i vendimit të jurisë hasi si pengesë mungesën e audios në monitorin e studios. Gjebrea i bëri thirrje teknikës që të kthente audion, pasi në këtë mënyrë nuk mund të vazhdonin.

“Nuk dëgjojmë opinionin e jurisë dhe nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të zgjidhet problemi, se është e katërta javë që po turpërohemi. Nëse teknika nuk do të na përgjigjet, do të gjejmë zgjidhje”, tha Ardit Gjerbrea.

gjb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273