INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bes Kallaku tregon sikletin e madh që ka Xhensila, këngëtarja reagon kështu! [FOTO]

Bes Kallaku tregon sikletin e madh që ka Xhensila, këngëtarja reagon kështu! [FOTO]

Publikuar më: 20:22 28-10-2018

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë vetëm pak muaj që janë bërë prindër të Ajkës dhe gëzimi është me të vërtetë i madh, por ata nuk kanë folur shumë në publik lidhur me këtë ngjarje të mrekullueshme në jetën e tyre. Mirëpo ditën e sotme, Besi tregoi se një nga momentet më të sikletshme të çiftit është kur vogëlushen e zë gjumi dhe nuk duhet të bëjë zhurmë askush.

Gjatë emisionit “Be Caffee”, aktori i humorit tregoi se pavarësisht se çfarë është duke bërë, kur e zë gjumi vogëlushen ai duhet të ndalojë në vend derisa ajo të zgjohet.

“Nuk duhet të bëjmë asnjë zhurmë se zgjohet goca. Një herë nisi të lehte një qen, kjo u ngrit nga tavolina dhe i tha: ‘Shhh… se të erdha aty’”, tregoi me humor Kallaku.

E këtë pjesë të humorit të Besit, Xhensila e publikoi në Instastory dhe gjatë gjithë kohës shfaqej duke qeshur!

 

gts.png

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383