INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë i ndodh vaginës kur nuk kryen marrëdhënie?

Çfarë i ndodh vaginës kur nuk kryen marrëdhënie?

Publikuar më: 21:51 19-04-2018

Gjithnjë ka mbetur thuajse pa përgjigje pyetja se çfarë ndodh me trupin e një femre kur nuk kryen seks për një kohë të gjatë.

Megjithëse janë dhënë shumë alternativa rreth kësaj pyetje, një studim i fundit mjekësor tregon se muskujt tuaj çlodhen, ata “varen” dhe e njëjta gjë ndodh me muret e vaginës tuaj.

Pas disa muajve të pasivitetit, muskujt do të humbasin fleksibilitetin e tyre dhe kur t’ju ktheheni marrëdhënieve seksuale ju mund të përjetoni dhimbje.

Është një reagim krejtësisht i natyrshëm që nuk duhet t’ju shqetësojë aspak. Edhe kur një grua nuk është më e virgjër, ajo mund të përjetojë shumë dhimbje kur është fjala për “riaktivizimin” seksual.

Kjo gjendje njihet ndryshe me termin “vagjinizëm” dhe shkaktohet nga një tkurrje e muskujve.

Në këto raste këshillohet që të konsultoheni me një gjinekolog për të gjetur se si mund të zgjidhet ky problem në mënyrë që të kthehet përsëri në shijimin e intimitetit.

Kjo gjendje ndodh shpesh tek gratë që kanë kaluar tashmë në menopauzë dhe manifestohet nga thatësia dhe inflamacioni i vaginës, shkruan Shkodraneës. Kjo ndodh sepse, në menopauzë, nivelet e estrogjenit në trupin e një gruaje zvogëlohen.

Ju duhet të dini se receptorët kryesorë që janë në vaginë nëse nuk përdoren shkaktojnë një ulje të mëtejshme …

Nëse ndaloni së bëri dashuri për një kohë, ka të ngjarë që trupi juaj të mos e kërkojë. Por mos u shqetësoni! Nëse nuk e gjeni personin e duhur, mbani në mend se shumë specialistë rekomandojnë përdorimin e “bëje vetë” për të përfituar nga të gjitha aspektet pozitive, siç është lirimi i endorfinës.

Siç e thashë, nuk ka asgjë që të shqetëson nëse jeni “seksualisht joaktiv”. Ju nuk duhet të bëni dashuri me dikë për faktin e thjeshtë për ta bërë atë: vendimi juaj për të mos bërë është i respektueshëm dhe i kuptueshëm. Cilado qoftë arsyeja që nuk keni marrëdhënie intime, nuk duhet të shqetësoheni. Koha e duhur do të vijë edhe për ju.

Article Logic
Execution time: 0.0024750232696533