INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë fshihet pas kuptimit të dy emrave të djalit të Dojna Memës?

Çfarë fshihet pas kuptimit të dy emrave të djalit të Dojna Memës?

Publikuar më: 18:38 23-08-2022

E kishin ëndërruar aq shumë dhe tanimë e kanë në krahët e tyre, ashtu të vogël, por gati për t'i zbuluar një botë të re plot ngjyra dhe melodi. Përmes një videoje të publikuar sot në Instagram, moderatorja e njohur Dojna Mema zbuloi se ajo dhe Vlashenti ishin bërë prindër.

“Mirë se erdhe në botën tonë Nolan Sata! 20/08/2022”, - ka shkruar Dojna në postimin që ka marrë shumë shpejt një lumë urimesh nga personazhe të njohura publike dhe ndjekës të thjeshtë të çiftit.

Mirëpo, së fundmi ka zbuluar se i biri nuk quhet thjesht Nolan. Duke ripostuar videon në Instastory, moderatorja shkruan: “Nolan Sol Sata”.

Po ç'kuptim kanë këto emra? Nolan do të thotë kampion ose dikush me gjak fisnik. Kurse Sol, një emër neutral nga gjinia, është me origjinë hebraike. Është një drejtshkrim alternativ i Saulit, i cili ishte mbreti i parë i Izraelit në Biblën hebraike dhe në Dhiatën e Vjetër të Krishterë. Megjithatë, nuk dimë të themi nëse Dojna dhe Vlashenti janë frymëzuar nga këto kuptime kur i vendosën të birit këtë emër.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034351348876953