Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.
Me anë të një bisede ‘online’ me ndjekësit, Dj PM është pyetur se si i ka marrëdhëniet me aktorin dhe ish-banorin e ‘BBV’, Donald Veshaj. Për shkak se brenda shtëpisë së Big Brother Vip të dy artistët ishin shumë shokë dhe prej kohësh nuk janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, kështu u aludua për një zënk mes tyre, të cilën Dj Pm e hodhi posht me përgjigjen e tij.
Kemi raporte shumë të mira. Nuk jemi takuar sepse ka qenë sezon i ngjeshur veror me angazhime të shumta, vetëm kur kemi rastisur në koncerte të njëjta, por jam shumë i lumtur se do jem i ftuar në sezonin tjetër të emisionit të tij
Së fundmi kanë qarkulluar lajme se Dj PM do të jetë pjesë e ‘Dancing with the Stars’ që do të nisë së shpejti në Top Channel, por me një postim në Instastory, Sarah, partnerja e tij e ka mohuar këtë lajm.
E ftuar në një intervistë, bukuroshja na tregoi se si po shkon marrëdhënia mes tyre dhe a bëhet xheloze Sara kur i afrohen vajza partnerit të saj








13 Dec 2025 





