INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë e riktheu në studion e Flori Mumajesit pas ndarjes së bujshme?! Soni Malaj përgjigjet TROÇ: Fillova të qaj sapo…

Çfarë e riktheu në studion e Flori Mumajesit pas ndarjes së bujshme?! Soni Malaj përgjigjet TROÇ: Fillova të qaj sapo…

Publikuar më: 17:35 29-04-2021

Soni Malaj është rikthyer në festivalin “Kënga Magjike” pa e pasur fare në axhendën e saj artistike. “Versioni im” është kënga që gjithashtu e riktheu në studion e Flori Mumajesit pas shumë vitesh.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Soni rrëfeu se kjo këngë e shkruar nga Threedots, në fillim e ka dëgjuar Ardit Gjebrea. Bashkë me çunat, producenti i “Këngës Magjike” mendoi se vetëm Soni mund ta këndonte.

 “Nuk e kisha fare në plan të merrja pjesë këtë vit. Doja edhe një pushim, nuk e kisha fare në axhendën artistike. Por më mori Arditi në telefon dhe më tha se kishte dëgjuar një këngë shumë të bukur. Çunat e Threedots kishin thënë se e këndon vetëm Soni Malaj”, tha këngëtarja për këngën e re.

“Nuk e di pse thoja ‘nuk do jetë për mua’, por megjithatë shkova ta dëgjoj. E dëgjova dhe kam filluar të qaj, më rridhnin lotët… Bruno kishte një grup facoletash aty… Më pëlqeu, sepse është një këngë që kalonte në tri etapa dhe kishte një shpërthim në fund. Pastaj ajo që më goditi ishte teksti. Unë e vlerësoj shumë këngën nga teksti…” , shtoi ndër të tjera Malaj.

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162