INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë do ndodhë me Tahirin? Sot vendoset fati i ish-ministrit të Brendshëm

Çfarë do ndodhë me Tahirin? Sot vendoset fati i ish-ministrit të Brendshëm

Publikuar më: 10:05 19-09-2019

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur tek Gjykata e Krimeve të Rënda. Pritet që sot Gjykata e Krimeve të Rënda të vendosë për fatin e ish-ministrit të Brendshëm.

Mësohet se në Gjykatë kanë mbërritur edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane.

Në seancën e datës 10 shtator, Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin.

Sipas akuzës nga provat dhe përgjimet në tërësi të bëra nga ana e prokurorisë është arritur në konkluzionin se ish-ministri i Brendshëm u ka siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri grupit të trafikantëve ku bënin pjesë edhe kushërinjtë e tij të njohur ndryshe si vëllezërit Habilaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717