Në një intervistë për “Big Brother Radio” me Elona Duron, bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratës së fortë të babait të Selin, i cili e ka quajtur Mirin “pervers” dhe “zhigolo”.
Rabea u shpreh se deklarata e tij e ka tronditur dhe e ka nervozuar, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të gjykojë një person pa e njohur apo pa pasur fakte konkrete.
“Kur e dëgjova u shokova. Nga njëra anë e kuptoj merakun që ka një baba për vajzën e tij, por ky merak nuk të jep të drejtën të gjykosh një person që nuk e njeh dhe që nuk ka bërë asgjë. Ai ka bërë vetëm një lojë,” u shpreh ajo.
Më tej, Rabea theksoi se përgjegjësia nuk mund t’i faturohet vetëm Mirit, duke shtuar se babai i Selin duhet të shohë vajzën e tij.
“Si baba, nuk mund të hedhësh gjithë fajin te Miri por shikoje edhe vajzën tënde. Ajo ka marrë disa këshilla nga jashtë, por ose nuk i ka kuptuar, ose nuk ka dashur t’i kuptojë. Shikoje pak vajzën tënde se edukimin ia ke dhënë ti, jo Miri,” tha ajo.
Sa i përket raportit mes Selin dhe Mirit brenda shtëpisë së “Big Brother”, Rabea e përshkroi atë si një marrëdhënie thjesht miqësore, e krijuar për shkak të rrethanave të lojës.
“Marrëdhënia e tyre ka lindur nga një detyrim brenda lojës, pasi ishin të detyruar të flinin bashkë. Nuk e shoh sikur Miri është dashuruar apo ka ndjenja. Për mua, është thjesht një marrëdhënie miqësore,” përfundoi Rabea.
Çfarë do i thoshte ajo Mirit, nëse do i bënte një surprizë në “BBV”?
“Do i thoja që jam shumë krenare për të dhe unë çuditem si i përballon situatat dhe ku e gjen durimin. E dua shumë, fokusohu te loja jote dhe mos harro çfarë të kam thënë para se të hysh, ti nuk ke ardhur për pjesëmarrje, por ke ardhur për të fituar. Do kisha qejf të takoja Baby G. Ajo është nga ato banore që nuk ka hyrë aty për të sulmuar Mirin“-shton ajo.
Çfarë do i thoshte ajo Selin?
“Është kënaqësi të të takoj një herë dhe gjithë të mirat. Nuk ka diçka të veçantë që do i thoja.”








31 Jan 2026 





