INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë bëri Arbana Osmani që fansat e Donaldit i dolën të gjithë kundër?!

Çfarë bëri Arbana Osmani që fansat e Donaldit i dolën të gjithë kundër?!

Publikuar më: 18:35 16-08-2022

Pasi Einxhel dha dje lajmin e ëmbël se ajo dhe Dj Dagz jan në pritje të një bebushi, të shumtë kanë qenë personazhet publik që janë emocionuar.

Mes tyre edhe Arbana Osmani. Moderatorja e “Big Brother VIP” entuziaste për lajmin ka ndarë në Instagramin e saj momentet më të bukura sipas saj të reality show-t.

Por e gjeni dot kë harroi? Pikërisht Donaldin, të cilin vetë moderatorja e ka quajtur lezetin e “Big Brother VIP”. Pas Donaldit gjithashtu edhe Beatrixën të cilës i dhuruan një tufë me momente të pakëndshme para gjithë Shqipërisë.

Pra për Arbanën “Big Brother” paska qenë i bukur me Sabianin, Fifin, Dagz dhe PM, Einxhel, Iliri, por pa Donaldin dhe pa Beatrix. Ndjekës e komentues të shumtë kanë “shpërthyer” në këtë postim të Arbanës duke kujtuar se kush e bëri show-n e vërtetë i cili i mbushi mirë xhepat e produksionit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148