INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Celular në rrugë? Ja shteti që e ndalon përdorimin dhe gjobit qytetarët

Celular në rrugë? Ja shteti që e ndalon përdorimin dhe gjobit qytetarët

Publikuar më: 13:03 23-10-2018

E ndërsa në Shqipëri është ndaluar përdorimi i telefonit në shkolla, në Lituani nuk do të lejohen më të përdoret celulari në rrugë. Rregullorja e re mbi ndalimin e tij është miratuar nga qeveria lituaneze me qëllim reduktimin e aksidenteve të ndodhura për shkak të përdorimit të celularit në rrugë.
Sipas njoftimit, “këmbësorët nuk duhet të përdorin telefonin në rrugë”, u shpreh ministri i transportit Rokas Masiulis gjatë një mbledhje të kabinetit qeveritar.
Duke filluar nga muajin nëntor, kalimi i rrugës duke folur ose edhe nëse kontrolloni një telefon mund ti kushtojë lituanezëve një gjobë deri në 40 euro ose (46 dollarë). Në Haëaii u prezantua një ligj i ngjashëm vitin e kaluar, megjithëse kryeqyteti shtetëror i Haëaii ndryshe nga Lituania do të ndalojë telefononin vetëm gjatë kryqëzimeve, dhe duke mos folur në telefon. Vitin e kaluar, 68 këmbësorë bënë aksident me makinë ose me biçikleta në Lituani, ku shkak u bë përdorimi pa kriter i telefonit në rrugë. Shkalla e vdekjeve të këmbësorëve në Lituani renditet në vendin e tretë në Bashkimin Europian, duke lënë pas Rumaninë dhe Letoninë, sipas të dhënave të fundit zyrtare.

Article Logic
Execution time: 0.0032730102539062