Porto e ka nisur mirë sezonin në elitën e futbollit portugez.Skuadra e Portos ka shënuar edhe fitoren e dytë në po kaq ndeshje, duke e mundur 2:3 në udhëtim Belenenses.
Në këtë ndeshje tifozët panë një nga penalltitë më të mërzitshme në historinë e futbollit.Ishte Fredy që ekzekutoi një penallti, duke ecur me hapa tejet të vegjël, për t’iu dashur pesë sekonda për të arritur deri të topi.
Lëvizjet e tij e befasuan Iker Casillasin, që mbeti i shtangur pa pasur mundësinë për të reaguar.








18 Dec 2025 





