INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Carlo Ancelotti zbulon fituesin e këtij botërori

Carlo Ancelotti zbulon fituesin e këtij botërori

Publikuar më: 12:12 12-06-2018

Carlo Ancelotti është padyshim një ndër teknikët më të mirë të të gjitha kohërave.Ndonëse dy ditë përpara nisjes së botërorit Rusi 2018, Carlo shprehet pa rezerva për ekipin e tij favorit, dhe pretendentin për fitimin e kupës së botës.

Brazili është ekipi favorit mendon trajneri i ri i Napolit, duke e lidhur me faktin se përveçse një sulmi të fortë, kësaj here amerikano-latinët kanë edhe një mbrojtje solide.

“Brazili besoj se ka më tepër mundësi, duke qenë se trajneri i ri Tite ka ndërtuar një mbrojtje të fortë, e duke marrë në konsideratë sulmin e tyre fantastik, ky miksim i bën më favoritët”, ka pohuar Ancelotti.

Por janë edhe dy kombëtare të cilat Ancelotti i evidenton, Belgjika e Kroacia, sipas tij janë dy ekipet që do të bëjnë diferencën.

Article Logic
Execution time: 0.0022449493408203