INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cardi B festoi në shtëpinë e Kardashians! Ja çfarë vodhi për t’a shitur online

Cardi B festoi në shtëpinë e Kardashians! Ja çfarë vodhi për t’a shitur online

Publikuar më: 17:58 06-08-2018

E ftuara më e fundit në shtëpinë Kardashian, nuk kishte si të ishte tjetër veç Cardi B.

Reperja ishte e ftuar në shtëpinë e Kim dhe Kanye në Hidden Hills, dhe Cardi-t nuk iu desh shumë që të ‘vidhte’ diçka nga shtëpia e familjes më të njohur në botë për t’a shitur në eBay.

Kardashian njihen për miqësitë e tyre me njerëz të famshëm, të cilët i ftojnë në shtëpinë e tyre here pas here për të festuar. Ndër to aktorja Jennifer Lawrence apo Oprah dhe mesa duket Cardi, ia ka dalë që të bëhet pjesë e grupit.

Për të fiksuar këtë kujtim, Cardi ka postuar një foto në Instagram, ku nuk mund të mungonte humori i saj, teksa shkruan:

"Jam zyrtarisht pjesë e klubit të të pasurve, unë nuk jam më e varfër mwahaha!" "P.s: Do të shes një prej shamive të Kris Jenner në eBay!"cardi_b.PNG

Article Logic
Execution time: 0.006911039352417