INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Capital T nuk duron dot më dhe shpërthen!

Capital T nuk duron dot më dhe shpërthen!

Publikuar më: 19:56 11-03-2016

Kohë të vështira për Capital T dhe duket se as ky i fundit nuk ia lehtëson dhe aq punët vetes.

Pasi u përfol në media për një këngë të tij, të cilën supozohej ta kishte kopjuar, True Kapo duket se nuk ka duruar shumë dhe ka kthyer përgjigjen e tij. Ç’është e vërteta nuk ka duruar aspak, madje kundërpërgjigja e tij është një shpërthim i vërtetë. Ai ka bërë publike një foto ku po “shtrëngon” me dorë pjesët e tij intime, e cila në rastin më të mirë do na kishte krijuar një përshtypje deri diku artistike. Por duke qenë se reperi 25 vjeçar ka vendosur mbishkrimin, duke theksuar se nuk i bëhet vonë për atë që mendojnë të tjerët, ka mbetur shumë pak vend për interpretim. Pra, ka shuar kështu dyshimet se “shtrëngimi” ishte diçka artistike. Duket se qëllimi në vetvete është ajo që Capitali ka zgjedhur të kapë. Autori i hitit “Pare Pare” i është vënë kështu kundër të gjithëve, në mënyrën më simbolike dhe të drejtpërdrejtë që ekziston. Pastër, qartë...jo bukur.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328