Suksesi i Luana Vjollcën në tregun ndërkombëtar sa vjen dhe rritet me hapa akoma më të sigurt. Pas projekteve me Faydee apo Jay Santos, priten të vijnë edhe shumë projekte të tjera me artistë ndërkombëtarë.
Shumë yje me famë botërore kanë ndjekur në instagram “showgirl”-in shqiptar Luana Vjollca. Nga Lele Pons, Guaynaa, TIMBALAND, IAmChino, T-Pain, Topic i HIT-it “Breaking Me” e shumë artistë të tjerë kanë ndjekur showgirl-in e njohur shqiptare në Instagram. Tani listës i shtohet edhe një tjetër artist me famë botërore dhe e dini dot për kë bëhet fjalë?
Një nga artistët më të pëlqyer në botë, por edhe nga ne shqiptarët. Bëhet fjalë për yllin e “Black Eyed Peas”, Will I Am. Ky i fundit vendosi ta ndjekë në Instagram dhe ripostoi postimin që Luana bëri për këngën e re mes BEP, Swattie dhe Lele Pons, artistja me të cilën Luana ka një marrëdhënie mjaft të mirë virtuale.
Madje artisti pëlqeu edhe videon e fundit “reels” të Luanës, e cila shfaqet në prapaskenat e “photoshooting” me veshjen nga Philipp Plein.
Ne nuk dimë ç’po kurdiset mes tyre, por dimë të themi se kontaktet ndërkombëtare të yllit të “1 Mije Vjet” po shtohen dhe mendohet se shumë shpejt po vjen një bashkëpunim me IAmChino, dj zyrtar i Pitbull dhe krijues i shumë hiteve, ndër më të famshmit “Ay Mi Dios” që ka mbi 600 milion klikime!