INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Ç’ne Ermali me Amin dhe ti me Xhensilën!’’, Bes Kallaku kthen përgjigjen EPIKE

‘’Ç’ne Ermali me Amin dhe ti me Xhensilën!’’, Bes Kallaku kthen përgjigjen EPIKE

Publikuar më: 20:05 21-06-2019

Bes Kallaku është padyshim një nga aktorët e humorit më të njohur në Shqipëri.

Si i tillë, aktori gjithmonë preferon që situate serioze dhe formale t’i kthejë disi më zbavitëse me humor.

Nuk është i ri komenti, që ai merr se Xhensila Myrtezaj bashkëshortja e tij nuk ka dhe aq shumë lidhje me të.

Këtë e ka përmendur edhe në një intervistë për “Mirage”, ku dha dhe një këshillë për të gjithë ata meshkuj që bien në dashuri me vajza të bukura.

Besi u shpreh se përderisa ia ka dalë ai vetë të ketë një femër si Xhensila në krah, atëherë ka shpresë edhe për të tjerë. Në këtë pikë ai nuk ka harruar të përmendë edhe kolegun e tij Ermal Mamaqi me bashkëshorten e tij simpatike, Amarda Toska.

“Është diçka shumë e vërtetë se përderisa unë jam në krahë të Xhensilës ka shpresë për të gjithë. Të mendojnë që kur ky prej Bubqi dhe Ermali arritën, ka shpresë e për ta”.

Article Logic
Execution time: 0.0031919479370117