INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Butrint Imeri në një lidhje të re? Kush është vajza simpatike që i ka rrëmbyer zemrën

Butrint Imeri në një lidhje të re? Kush është vajza simpatike që i ka rrëmbyer zemrën

Publikuar më: 16:34 04-06-2022

Këngëtari i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri, shpesh është kryefjalë e mediave rozë lidhur me jetën e tij private. Secili postim i tij bën lajm dhe ndiqet me vëmendje të madhe nga adhuruesit e muzikës së tij.

Së fundi një fotografi e publikuar, ka shtuar dyshimet te publiku shqiptar. Pamjet që shfaqin bukuroshin në krahë të një vajze, kanë zgjuar kurreshtjen e fansave.

Vallë Butrinti po thyen zemrat e vajzave shqiptare?

Nuk dihet se kush është vajza zeshkane bukuroshe, por ajo që shihet është buzëqeshja e këngëtarit teksa pozon afër saj. Deri në një konfirmim nga bukuroshi, fansave u mbetet t’i shijojnë këngët e tij të cilat janë hite të padiskutueshme.

 butrint-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031440258026123