INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bush, tregon fjalët e fundit të Barbarës

Bush, tregon fjalët e fundit të Barbarës

Publikuar më: 09:40 19-04-2018

Ish-presidenti i SHBA-së George H.W Bush ka folur për vdekjen e bashkëshortes me të cilën kaloi 73 vite të jetës së tij për herë të parë.

Ai tha se e kam ditur gjithnjë se Barbara ishte gruaja më e adhurueshme në botë, dhe në fakt e ngacmonte atë duke i thënë se e kishte kompleks një gjë të tillë. “Ne kemi besim se ajo është në parajsë dhe e dimë se jeta vazhdon, sikurse do të kishte dashur ajo” – tha presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara.
George H.W. i qëndroi në krah gruas së tij deri kur ajo mbylli sytë.
Ish-presidenti, që dha intervistën e parë që pas vdekjes së Barbarës, tha se i kishte shkuar për vizitë fundjavën e kaluar dhe se ajo i bëri të gjithë për të qeshur duke ngacmuar djalin e saj të madh. Këto ishin fjalët e fundit të saj citon George: “Unë dhe ajo po flisnim kur doktori hyri brenda dhe ajo ja priti: Doni ta dini pse George W, është kështu siç është? Doktori pa pak i habitur dhe ajo tha: Sepse unë pija dhe tymosja kur isha shtatzënë dhe prisja ta lindja”.

Article Logic
Execution time: 0.0034878253936768