INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bundestagu gjerman voton “pro” për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, por…[FOTO]

Bundestagu gjerman voton “pro” për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, por…[FOTO]

Publikuar më: 21:59 26-09-2019

Bundestagu gjerman votoi pro autorizimit të qeverisë Merkel për t’i hapur negociatat Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi grupi më i madh parlamentar, që qeveris Gjermaninë votoi të martën në 24 shtator Rezolutën, që rekomandon hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Gjermania, si mbështetësja kryesore dhe udhëheqëse e procesit të integrimit të Shqipërisë, vendosi 9 kushte. Tashmë për këtë vjen dhe konfirmimi nga Bundestagu në Gjermani. Ndonëse janë 9 kushte në total, CDU/CSU, kërkoi që Shqipëria të plotësojë të paktën tre nga kushtet, për të mbajtur tryezën e parë të bisedimeve me BE për integrimin.

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe miratimi i Reformës Zgjedhore. Këto janë tre kushtet e para që i japin mundësi Shqipërisë që në fillim të vitit 2020, të ulet për bisedime me vendet anëtare të BE për të diskutuar kapitujt.

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka shpërndarë lajmin e mirë të Bundestagut gjerman, i cili me 365 vota pro, i hap rrugë celjes së negociatave me Shqipërinë.

“#Faleminderit Bundestagu voton me 395 vota PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim ??????”-shkruan Taulant Balla.

Edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, shkruan në “Twitter” se Bundestagu gjerman ka votuar në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Bundestagu gjerman ka votuar këtë mbrëmje në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor”, shkruan Soreca.

soreka.jpg

Kushtet për Shqipërinë janë të ndara në dy grupe, në ato që duhet të plotësohen para Konferencës ndërqeveritare, e cila shënon formalisht hapjen e procesit, dhe kushtet e tjera që do të duhet të plotësohen para hapjes së bisedimeve për kapituj konkret, që në rastin e Shqipërisë pritet të jenë kapitulli 23-24 që lidhen me Shtetin e së Drejtës (reforma e sistemit gjyqësor dhe të Drejtat themelore) dhe liritë themelore, sigurinë dhe drejtësinë.

Sipas kushteve të CDU/CSU konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin nga ana e Shqipërisë të dy kushteve: Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të verifikuar si dhe të merret vendim për reformën zgjedhore”.

Sa i takon kësaj reformë, deputetët gjermanë saktësojnë se ajo duhet të jetë “në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e Komisionit ad hoc të Reformës zgjedhore.

Rishikimi i draftit të përgatitur atje, duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR të datës 5 shtator 2019”.

Nisja e bisedimeve për kapituj konkretë, kushtëzohet me një numër më të madh çështjes, të paktën 7 të tilla: Zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore të inicuar; Fillimi i procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme; Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që janë të përfshirë në blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve;

Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj për të punuar; Progres solid në krjimin e bilanci suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe proçedimet e para të përfunduara kundër nënpunësve civilë dhe politikanëve të nivelit të lartë, shkruan Gazetashqip.

Këto përfshijnë hetime proaktive, eventualisht ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar; Progres i prekshëm në reformën administrative, përfshirë rishikimin e qëndrimeve të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, edhe nën këndvështrimin e parregullsive dhe një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor”, saktësohet në dokumentin e miratuar nga grupi i CDU/CSU.

 

mbk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021171569824219