INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bujar Qamili tha ''mu ma dha fill me të parën'', reagon publikisht Bleona Qereti: Kur të...[FOTO]

Bujar Qamili tha ''mu ma dha fill me të parën'', reagon publikisht Bleona Qereti: Kur të...[FOTO]

Publikuar më: 21:10 22-10-2018

Bujar Qamili ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Xing me Ermalin” ku ndër të tjera ka folur për një duet të mundshëm mes tij dhe këngëtares së njohur Bleona Qeretit.

I pyetur nëse ka ndërmend të bëjë ndonjë bashkëpunim, këngëtari u shpreh se kënga e rradhës vjen me Bleona Qeretin dhe do jetë bombë. Me të dëgjuar emrin e Bleonës publiku shpërtheu në brohoritje. Moderatori e pyeti se si ja mbushi mendjen Bleonës, Bujari u përgjigj me humor: “Mu ma dha fill me të parin”. “E kam shumë shoqe e dua fort”, shtoi këngëtari.

E tashmë ka ardhur edhe reagimi i Bleonës e cila postoi një fotografi bashkë me Bujarin mbi të cilën shkroi: ‘O super yll, ku të duash, kur të duash dhe çfarë të duash” dhe shtoi disa emoji zemra.

Do të jetë bashkëpunimi i tyre po aq i suksesshëm sa ai i Bujar Qamilit me Luanën?

 

Article Logic
Execution time: 0.0034761428833008