INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bruno rrëfen në Man's Life: Si arrita sukses të menjëhershëm...

Bruno rrëfen në Man's Life: Si arrita sukses të menjëhershëm...

Publikuar më: 17:01 28-05-2016

I ftuar këtë javë në rubrikën Man’s Life për t'iu përgjigjur pyetjeve të Gentit ishte këngëtari i ri, por shumë i talentuar, Bruno.

Ky i fundit është bërë i njohur fillimisht për këngën superhit të verës së kaluar në bashkëpunim me një nga emrat big të skenës muzikore shqiptare. Pikërisht këtë konfirmim na jep edhe ai vetë. Bruno i tregon Gentit se suksesi i tij natyrisht që ka marrë vrull të menjëhershëm nga bashkëpunimi me Elvanën. Ai shprehet se nuk do të kishte pasur sukses të tillë kaq të shpejtë në rast se përkrah tij nuk do të kishte qenë një emër si Elvana, por gjithashtu dhe shtëpia diskografike pas këtij bashkëpunimi, Three Dots. Kjo e fundit ka vazhduar ta shoqërojë Brunon përkrah rrugëtimit të tij muzikor, konkretisht këngën e tij më të fundit që po korr sukses dhe simpati te fansat, "Ajo". Megjithatë, pavarësisht suksesit, karriera muzikore nuk vjen pa sfidat dhe dilemat e rastit. Këngëtari i talentuar deklaron se e ndjen veten akoma të pavendosur mbi cfarë rryme muzikore do të realizojë, ndërsa dicka e tillë vihet re edhe në këngët e tij, të cilat janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Por duket se dicka është e sigurt, Brunos i pëlqen shumë muzika dhe duket se ka ardhur në këtë skenë për të qëndruar gjatë.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154