INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Gjërat që duhet të dini nëse partneri juaj është i huaj

5 Gjërat që duhet të dini nëse partneri juaj është i huaj

Publikuar më: 15:52 19-01-2017

Martesat me kombësi të ndryshme janë realizuar në të gjitha kohërat.

Kohët e fundit, vazhdojnë edhe shtohen, për shkak të mundësive më të shumta për të gjetur partner të huaj. Intv.al ju sjell disa gjëra që duhet të dini, nëse dëshironi, ose keni një partner të huaj:

 

1. Hiqeni frikën

Të kesh një partner të huaj, pra jo nga vendi juaj nuk është e lehtë, pasi do përballeni me zakone të ndryshme. Mos u ndjeni të pasigurt, por besoni te vetja juaj që mund të përshtateni dhe të ndiheni në të njëjtin nivel me të.

2. Kini durim

Ju do përballeni me gjëra të reja që ndoshta as nuk e kishit idenë. Derisa ta ndjeni se jeni bërë pjesë e këtyre gjërave, duhet të keni durim.

3. Mësoni gjuhën e tij

Nëse nuk komunikoni me gjuhën e tij/saj, do bëni mirë të mësoni disa shprehje pikërisht të gjuhës së vendit të tyre. Sipas intv.al do ishte ide e mirë që t’ja bënit qejfin se po pëpiqeni të mësoni të komunikoni më mirë nëpërmjet gjuhës së tij/saj.

4. Jepni dhe merrni

Duhet të jepni më të mirën tuaj në këtë lidhje. Më pas do shikoni që do ndodhë e njëjta gjë edhe nga ana e tyre. Në këtë mënyrë lidhja do ecë mirë dhe nuk do vihet re ndryshimi i vendeve nga jeni.

5. Hapeni mendjen tuaj

Në përgjithësi njerëzit mendojnë se: gjuha, vendi dhe kultura e tyre është më e mira. Në këtë rast, duhet të jeni mendjehapur, pasi do krijoni konflite, nëse do bëni krahasime kulturash.

Burimi: You Queen

Përshtati: Anisa Bega

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607