INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brukseli vendos të mos e festojë Vitin e Ri! E dini përse...?!

Brukseli vendos të mos e festojë Vitin e Ri! E dini përse...?!

Publikuar më: 12:07 31-12-2015


Natën e ndërrimit të viteve, kryeqyteti belg dhe banorët e tij nuk do të mund të festojnë në rruget e qytetit për shkak të rrezikut të mundshëm nga sulmet terroriste. Lajmin e ka bërë publik Kryeministri belg Charles Michel, i cili deklaroi se vendimi është marrë pas informacioneve për sulme të mundshmë terroriste natën e ndërrimit të viteve. Nga ana tjetër edhe kryebashkiaku i Brukselit, Yvan Mayeur, theksoi se vendimi për të anuluar festimet erdhi pas një konslutimi me Ministrin e Brendshëm belg. 24 orë më parë, policia belge arrestoi 2 persona të dyshuar se po planifikonin sulme terroriste në vigjilje të Vitit të Ri. Pas sulmeve të 13 Nëntorit në Paris, Belgjika vijon të mbetet në gjendje gatishmërie, pasi kryeqyteti belg njihet si bazë e organizatorëve të masakrës.

Article Logic
Execution time: 0.0034081935882568