INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brejtësi shkakton ulje emergjente...

Brejtësi shkakton ulje emergjente...

Publikuar më: 13:42 31-12-2015

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në bordin e një avioni I cili ishte nisur nga Mumbai drejt Londrës. Ajo që ka ngjarë në avion ka detyruar ekuipazhin te rikthehet sërish në aeroport. Arsyeja e kthimit mbrapsht, u bë një mi që u gjet në bordin e avionit. Fluturimi që shkontë drejt Londrës, ishte mbi hapsirën e Iranit, kur stjuardesa pa një brejtës që lëvizte me shpejtësi mes këmbëve të pasagjerëve. Air India thotë se avioni do të dezinfektohet dhe do të hetohet se si ndodhej brejtësi në bord. Inxhinierët, vijon kompania, po hetojnë, “Por megjithatë nuk është konfirmuar prania e ndonjë brejtësi”. Kompania Air India thekson se udhëtimi u ndërpres për shkak të masave të marra në interes të sigurisë së pasagjerëve. Brejtësit mund të deportojnë në linjat ajrore nëpërmjet bagazheve dhe mund të bëhen problem serioz në rast se tentojnë të hanë telat.

Article Logic
Execution time: 0.0021600723266602