INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brikena shpërthen ndaj Mateos: S’do kemi asgjë, mos e përmend më...

Brikena shpërthen ndaj Mateos: S’do kemi asgjë, mos e përmend më...

Publikuar më: 22:32 24-01-2026

Debati mes Brikenës dhe Mateos ka tërhequr vëmendje të madhe publike, pasi të dy kanë paraqitur versione të ndryshme mbi raportin e tyre dhe mënyrën se si kjo histori është ekspozuar publikisht. Situata ka sjellë tensione të forta, veçanërisht nga ana e Brikenës, e cila u shfaq dukshëm e revoltuar. Brikena theksoi se emri i saj dhe i familjes së saj po përdoren për lojë dhe strategji, gjë që ajo e konsideron të papranueshme. Sipas saj, Mateo ka premtuar se do ta mbyllte këtë histori, por ka vazhduar ta rikthejë në vëmendje duke dhënë detaje personale për përfitime në lojë.

“Ky ka thënë që do e mbyllë, po vazhdon dhe jep detaje e përdor për lojë. Unë me Mateon s’do kem asgjë, familjen time nuk e lejon me e ecek njeri, nëse ai do me përmendë atë takim e përmend detaje për lojë, ai do me përdor për lojë. Mua s’më ndalon as familja ime nëse dua me qenë me atë person. Nuk ka pas vazhdimësi se nuk kam pas përputhje, unë e kam thënë të vërtetën time. Ai thotë ka pas puthje, ajo gjë nuk më intereson. E kam dit shumë mirë që i hap detaje, kam prit, tash e vërtetoi se donte me i përdor për lojë. Kurrë mo mos e përmend familjen tem, hera e parë dhe e fundit…”

Nga ana tjetër, Mateo reagoi duke sqaruar se qëllimi i tij ka qenë vetëm të qartësojë publikun dhe jo të krijojë polemika apo të përfitojë nga situata.

“Sqarimi ishte për publikun, nuk kam ardhur këtu të vërtetoj, jam shprehur se kërkoj falje për personat që kam përmendur, nuk ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. As po cenoj, as po provokoj, as s’po e bëj ndonjëherë. Nëse do e bëja për lojë do i kisha shkuar nga pas. Kjo vajzë ka të drejtën e vet të reagojë si të dojë.”

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383