INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Braktisen universitetet nga të regjistruarit e vitit të parë[VIDEO]

Publikuar më: 15:07 17-07-2017

Dështimet e skemës së maturës shtetërore dhe pranimeve në universitete pakkush e di që vazhduan gjatë gjithë vitit akademik. Në muajin gusht dhe shtator të 2016 u mësua se shumë maturantë mbetën pa universitete ose u regjistruan tek privatët apo dhe tek degët jo të preferuara. Po më tej me këta të fundit dështimi u thellua. Shumë nga të regjistruarit në degë që nuk i preferonin, sipas burimeve të IN Tv nuk u panë asnjë ditë në auditorë ose të tjerë shkuan dy apo tre javë në mësim dhe e braktisën më pas. Vetëm në një nga degët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nga të regjistruarit në vit të parë rreth 14 prej tyre e kanë lënë shkollën. Sot që ka përfunduar dhe viti akademik 2016 – 2017 askush nuk di se ç’bëhet me këta të rinj.
A do rinisin universitetin a do rikonkurojnë apo kanë braktisur dhe vendin?
Situata të tilla mund të përsëriten sërisht ndaj duhet menduar për një skemë të re që të evitojë pakënaqësitë mes maturantëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605