INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braçe ultimatum drejtorëve: Rregullojini punët brenda marsit ose jeni të shkarkuar...

Braçe ultimatum drejtorëve: Rregullojini punët brenda marsit ose jeni të shkarkuar...

Publikuar më: 15:17 13-03-2019

Zv.kryeministri Erion Braçe në takimin e zhvilluar këtë mëngjes në Kryeministri me drejtuesit e Zyrave të Punës, Shërbimit Social, Inspektoriatet e Punës dhe Sigurimet Shoqërore ka qenë i ashpër dhe ultimativ.

Newsbomb.al mëson se Braçe e ka thirrur këtë mbledhje që në 8:00 të mëngjesit dhe u ka bërë një ‘dush të ftohtë’ drejtuesve mbi objektivat mujore të arritura.

Braçe e ka nisur me kryeinspektorin e Inspektoriatit të Punës, Arben Seferin duke i pohuar se në një kontroll ‘blic’ të disa ditëve më parë, në zyrën e punës në Durrës nuk ka gjetur askënd në krye të detyrës, thonë burimet për newsbomb.al.

"Dua ta nis me ju z.Kryeinspektor i inspektoriatit! Më dt.5 mars ora 8:10 isha në zyrën e inspektoratit të punës në Durrës për inspektim, aty gjeta vetëm një grua në tavolinën e punës. 8 punonjësit e tjerë përfshirë drejtuesin mungonin, ishin në kafe me siguri, i prita 10 minuta asnji nuk erdhi”, ka thënë Braçe në mbledhje, sipas burimeve të sigurta të newsbomb.al.

Zv.kryeministri ka pohuar se Inspektoriati i Punës në Durrës do shkrihet i gjithi.

“Jo pa qëllim këtë takim e thërrita në orën 8:00 në Kryeministri zotëri! Orari zyrtar për të gjithë punonjësit e këtij shteti nis në orën 8:00. Kryeinspektor! Ajo zyrë do shkrihet e gjitha! Do bëhet nga e para, brenda Marsit, mbledhjen tjetër nuk dua justifikime! Ata punonjës që rrinë në kafe leri të prehen në kafe! Nuk i duam! Qartë?!" është shprehur në mënyrë ultimative Braçe në mbledhje.

E plotë në: https://www.newsbomb.al/brace-ben-lecke-ne-mbledhje-drejtoret-punonjesit-ishin-ne-kafe-ajo-zyre-do-shkrihet-e-gjitha-rregullojini-brenda-marsit-ose-jeni-te-shkarkuar-156277

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932