INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi vepron me ''BESË''/ Si u fuqizua mafia shqiptare dhe rrugët që ndjek për transportin e drogës

Krimi vepron me ''BESË''/ Si u fuqizua mafia shqiptare dhe rrugët që ndjek për transportin e drogës

Publikuar më: 13:31 30-01-2019

"Vitet e fundit mafia shqiptare ka marrë kontrollin e tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar. Duke negociuar direkt me kartelet në Amerikën Latine që prodhojnë dhe shesin drogë, mafia shqiptare ka qenë në gjendje të ofrojë një produkt më të pastër dhe më të arsyeshëm në treg.”

Shqipëria dhe shqiptarët e kanë gjetur veten shpesh në faqet e medieve të huaja lidhur me krimin dhe drogën.
Media britanike “The Guardian” ka publikuar një shkrim ku ngrihet shqetësimi për përdorimin e drogës nga të rinjtë, ku theksohet se një nga shkaktarët kryesorë për këtë është mafia shqiptare.

Sipas raportit të saj, pas viteve 1990, mafia shqiptare solli kokainë nga Amerika e Jugut me një çmim më të lirë dhe kjo bëri që shumë të rinj të kenë mundësi për ta blerë atë.

Ekspertët shprehen se çmimi i lirë i drogës, ka rritur numrin e përdoruesve të saj në Angli, duke shkaktuar shtim të numrit të vdekjeve kryesisht tek të rinjtë.

The Guardian thekson se mafia shqiptare filloi të negociojnë drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane që kontrollojnë prodhimin e kokainës. Gjithashtu, ekzistojnë dëshmi se jo vetëm shqiptarët punojnë me ''Ndrangheta-n'', por se ata kanë formuar aleancat më të forta dhe se mafia italiane e konsideron veten si të barabartë me mafien shqiptare.

Por cilat janë rrugët që ndjekin shqiptarët për trafikimin e drogës dhe pse kanë rritur me shifra të frikshme prezencën në portet kryesore të Evropës?

Dy janë portet më të mëdha që përdoren nga shqiptarët, Roterdam në Holandë dhe Antwerp në Belgjikë. Në porte janë 240 mijë të punësuar, një grup prej të cilëve punojnë për ‘Ndrangheta-n dhe mafien shqiptare. Këta të fundit konsiderohen si profesionist dhe bëjnë atë që premtojnë, në bazë të kodit shqiptar të “besës”.

Ata ndjekin rrugët e zakonshme të trafikut, nëpër vende si Spanja, Italia, Belgjika dhe Holanda, falë rrugëve detare që të lidhin me të gjithë kontinentin. Një hetim i medieve britanike zbuloi një vit më parë se kontrabandistët e sillnin drogën nga Ballkani dhe Turqia për të çuar drejt Britanisë. Kokaina e pastër vjen nga Kolumbia, por transportohet nga bandat shqiptare dhe italiane.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773