INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora Zemani ishte në festën e BBVIP dhe si duket i dolën fjalët për Donaldin e Trixën!

Bora Zemani ishte në festën e BBVIP dhe si duket i dolën fjalët për Donaldin e Trixën!

Publikuar më: 19:35 22-02-2022

Mbrëmjen e së hënës u zhvillua një festë ku të pranishëm ishin ish-banorët Vip dhe produksioni e stafi i Top Channel e BBVIP.

Padyshim që vëmendja kryesore ishte te Donaldi, për të cilin u tha se ka prishur raportet me produksionin. Në festë ai u paraqit i veshur si “Spiderman” i shoqëruar nga Romeo dhe Elgit Doda.

Në anën tjetër Beatrix shkoi shumë më vonë me vëllain e saj Alban Ramosaj dhe sipas të pranishmëve çifti nuk qëndruan së bashku.

Por ajo që ende nuk dini është se afterparty.al mësoi se mbrëmjen e së hënës ishte në festë edhe Bora Zemani, por si duket shkoi sa për të bërë “qokën” ndaj produksionit pasi ishte e ftuar. Ajo u largua para se Donaldi të shfaqej në festë, pasi ai shkoi orë më vonë pasi kishte filluar festa.

Ndërkohë Beatrix deklaroi ndarjen nga Donaldi dhe këtu dalin fjalët e Borës në emisionin e saj:

“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj se djali do dali gjithmonë i humbur dhe nuk do ketë asnjërën”, u shpreh Zemani, duke lënë të nënkuptonim një ‘thumb’ për Donaldin.

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213