INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bum kërkesash për të ndërtuar hotele në Tiranë dhe bregdet

Bum kërkesash për të ndërtuar hotele në Tiranë dhe bregdet

Publikuar më: 10:44 01-03-2019

Rritja e qëndrueshme e turistëve të huaj që preferojnë Shqipërinë për të kaluar pushimet është shoqëruar dhe me rritje të kërkesave për të ndërtuar hotele.

Numri i lejeve të ndërtimit në hoteleri ka pësuar rritje të madhe gjatë dy viteve të fundit, sidomos në Tiranë dhe në bregdet.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, vitin e kaluar në të gjithë vendin u dhanë 76 leje për ndërtimin e hoteleve, me një rritje 43 për qind në raport me vitin 2017.
Në vitin 2017 lejet u dhanë 53 leje për hotele, nga 11 leje që ishin dhënë në vitin 2011.
Me të njëjtat ritme është rritur edhe sipërfaqja e re që do të ndërtohet.
Në vitin 2018 kanë marrë lejen për të ndërtuar 122 mijë metër katror sipërfaqe hotelerie me një rritje 37 për qind në raport me vitin 2017.
Hovi i madh i shënuar dy vitet e fundit për të ndërtuar hotele erdhi dhe si pasojë e lehtësimit të investimeve në investimeve në hoteleri.
Qeveria shqiptare përjashtoi nga taksat për 10 vite në hotelet e luksit të branduara me emra ndërkombëtarë.

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381