INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Boll u ankuat për turizmin në Shqipëri. Po ti, çfarë kontributi ke dhënë?

Boll u ankuat për turizmin në Shqipëri. Po ti, çfarë kontributi ke dhënë?

Publikuar më: 14:00 11-09-2018
Nga Anisa Bega
 
Gjatë gjithë kohës këtë verë kemi dëgjuar që vetëm ankesa ka për turizmin në Shqipëri. Jemi mësuar vetëm të shajmë, të ankohemi dhe të qëndrojmë po në të njëjtën situatë. Pse lodhemi kot, duke harxhuar frymën dhe duke  shkruar vetëm problemet? Si mund ta përmirësojmë situatën? 
 
Më vjen të qesh nga dëshira që kemi për ta krahasuar vendin tonë me shtete që kanë shekuj që kanë kulturë turizmi. Pra, le të qëndrojmë me këmbë në tokë, ne tani kemi filluar vitet e fundit të kemi turistë dhe mundohemi të promovojmë pikat tona turistike. Pritshmëritë mund t’i kemi të mëdha, por nga vetja jonë as e vëmë ujin në zjarr fare. 
 
Dua të marr rastin e hedhjes së plehrave në kosh. Pafund kam parë raste që përtojnë t’i hedhin, por hapin një gropë në rërë dhe i mbulojnë aty. Ose ai fqinji që të hedh një qese me hudhra nga kati më lart.  Pra, kush jua ka fajin këtu? 
Ndërgjegjësimi qytetar do kohë të vijë në një vend, por nëse qëndrojmë po njësoj, nuk duhet të shajmë lart e poshtë.
 
Më mirë ta ulim kokën dhe të punojmë për ta përmirësuar veten tonë fillimisht dhe pastaj  të bëjnë si njisha duke dhënë mend. Pse kur shkoni jashtështetit silleni me kulturë dhe sa vini këtu prishni gjithçka?
 
Nuk na e ka fajin askush, por vetja jonë! 
Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727