INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BMW zbulon “bishat” e reja

BMW zbulon “bishat” e reja

Publikuar më: 10:21 10-09-2018

Pas publikimit të datës së debutimit të X7 të ri, dhe risive për modelet X2 dhe X5 M35i xDrive45e, BMW ka më shumë lajme në segmentin X.

Gjiganti bavarez i makinave premium ka paralajmëruar ardhjen e dy crossover të ri X3 M dhe X4 M, të cilët së shpejti do t’i bashkohen kësaj linje.

Prototipat e automjeteve të kamufluara, të cilët së shpejti do të gjenden në prodhim, u prezantuan gjatë një test drive këtë fundjavë në Nuremberg.

X3 M dhe X4 M do të kenë motor B58 me performancë të lartë, 3.0-litra me të paktën 450 kuaj fuqi.

Instagram Banner

X3 M Sports Activity Vehicle dhe X4 M Sports Activity Coupe ndajnë detaje me modelet tjera M si diferenciali i boshtit të pasmë.

BMW nuk ka njoftuar se kur do të hiqet kamuflazhi, por kjo mund të ndodhë shumë shpejt.

Article Logic
Execution time: 0.0038101673126221