INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serverat e Fortnite jashtë funksionit

Serverat e Fortnite jashtë funksionit

Publikuar më: 10:56 13-07-2018

Fortnite është padyshim loja më popullore në botë. Me miliona njerëz e luajnë atë rreth e përqark botës.

Këtë jave Epic Games deklaroi që një update i ri po vinte. Season 5, update në fjalë mezi po pritej nga fansat e Fortnite. Gjithçka dukej se do të shkonte vaj, por ama kurrë nuk duhet folur para kohe.

Fansat ishin super të entuziazmuar. Më në fund loja do të kishte makina(golf carts) dhe rifts(çarje të hartës gajtë lojës). Me miliona njerëz nisën që të luanin njëkohësisht dhe kjo gjë shkaktoi një mbingarkesë të serverave.

Gjatë mëngjesit të sotëm Epic Games deklaroi që probleme të shumta në lidhje me logimin në lojë dhe matchmaking ishin konstatuar nga përdorues të shumtë. Pak më vonë erdhi dhe lajmi të cilin askush nuk e priste. Serverat e lojës do të qëndrojnë të fikur derisa të zbulohet shkaku i problemit dhe të gjehet një zgjidhje.

Me mijëra gamers entuziast kanë mbetur mjaft të zhgënjyer dhe të shokuar nga kjo ngjarje. Shumë prej tyre kishin blerë dhe paketat e reja speciale të lojës dhe për fat të keq nuk i përdorën dot në momentet e dëshiruara. Të urojmë që problemi të zgjidhet sa më parë.

Më shumë në këtë kategori: « Youtube TV dështon rëndë
»
Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607