INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fallout 76, loja më e shumëpritur e vitit

Fallout 76, loja më e shumëpritur e vitit

Publikuar më: 17:17 03-07-2018

Bethesda Softworks ka qenë dhe vazhdon të mbetet si nje ndër studiot më të mira të lojrave ndër vite. Lojrat e kësaj studioje janë shndërruar jo pak herë në hite. Fallout përbën serinë më të suksesshme të Bethesda dhe mesa duket ata kanë gati një version të ri të lojës. Fallout 76 do të jetë lançimi më i ri i lojës. Numri 76 është vendosur në titull si tribut për bunkerin më të famshëm të universit post apokaliptik të Fallout(shqip përkthimi më i saktë është: situata pas një shpërthimi atomik; pasoja e tij). Bota në të cilën lojtarët do të kalojnë rreth 50 orë duke luajtur paraqitet si një vend i zymtë ku të mbijetuarit e luftës janë të pakët dhe lufta për mbijetesë po bëhet përherë e më e vështirë. Loja do të vazhdojë që të ketë gameplay-in klasik të fallout dhe lojtarët do vazhdojnë që të luajnë në një Open World gjigand, të mbushur plot e përplot më bunkerë. Horrori dhe të papriturat po ashtu nuk do të mungojnë, kështuqë përgatituni për Fallout.

Article Logic
Execution time: 0.0038127899169922