INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohen pasuritë e Habilajve në Vlorë. Ja çfarë është sekuestruar…

Bllokohen pasuritë e Habilajve në Vlorë. Ja çfarë është sekuestruar…

Publikuar më: 13:01 31-10-2017

Ditën e sotme janë vënë nën sekuestro pasuritë e Habilajve në Vlorë.

Aksioni për sekuestrimin është kryer nga Policisa së Vlorës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar dhe Prokurorisë Vlorë.

Ja cfarë shkruhet në njoftimin zyrtar:

Prej Specialistëve të Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP.Vlorë, në vijim të informacionit, lidhur me procedimin penal në ngarkim të shtetasve, Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, si persona  të dyshuar për kryerjen e veprës penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'', është bërë ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 379 datë 30.10.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka vendosur  caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro- preventive” mbi pasuritë e mëposhtme :

-Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ''28 Nëntori'', Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.

-Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ''29 Nëntori'', Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.

-Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.

-Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ''Uji i Ftohtë'', në pronësi të K.H..

-Apartament banimi me  sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..

-Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.

-Vijon puna per evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

 

setr4ase.jpg

dty.jpg

 

dtykdtykdtyk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030210018157959