Liverpool ka formuar një ekip perfekt që funksionon si një makineri. Trajneri Klopp ja ka arritur qëllimit të formojë një skuadër përbindësash.
Por, kjo nuk arrihet pa një stërvitje rigoroze dhe së fundmi në internet po qarkullon një bisedë “WhatsApp” mes mbrojtësit Dejan Lovren dhe sulmuesit Mohammed Salah, e cila po bën xhiron e internetit.
Egjiptiani i shkruan një mesazh urimi Lovrenit: “Gëzuar vitin e ri brate(vëlla, në kroacisht).”
Pas disa minutave, është kroati që ia kthen: “Faleminderit brate, të uroj më të mirat në Vitin e Ri. Vetëm shëndet dhe dashuri.”
Pjesa më e bukur e bisedës vjen më pas nga Salah, i cili shkruan: “Gjithashtu, brate. Çfarë ore jemi nesër në stërvitje? Të dërgova mesazhin e urimit për Vitin e Ri vetëm se doja të të pyesja çfarë ore jemi nesër. Ende në 3:30?”, mesazh të cilin e shoqëron edhe me disa të qeshura.









4 Mar 2026 





