INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biondja bukuroshe që sfidon Merkelin: A do jetë ajo kancelarja e ardhshme

Biondja bukuroshe që sfidon Merkelin: A do jetë ajo kancelarja e ardhshme

Publikuar më: 15:39 18-01-2016

Në Gjermani ka filluar të hamendësohet se kush mund të jetë pasardhësja e kancelares Angela Merkel dhe favoritja duket se është Julia Klockner, 43-vjeç, lidere e kristiandemokratëve në zonën Rhineland-Palatinate. “Speigel”, e përditshmja gjermane, shkruan se Merkel ka humbur besimin e qytetarëve gjermanë dhe sondazhet flasin qartë. Në rast dorëheqje të Merkel favoritja absolute do të ishte pikërisht Klockner. Klockner ka qenë anëtarë e Bundestagut deri në vitin 2011.

Ajo shihet si favorite në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në 13 mars në Landin e saj që ka 4 milionë banues. Vjen nga një familje prodhuesish verërash dhe është zgjedhur si “Mbretëresha e Verës” në 1995. Pas studimeve në Shkenca Poltike, pedagogji dhe Teologji, ka punuar si gazetare, fillimisht në radion e Mainzit dhe më pas si drejtoresha e revistës së përmuajshme “Sommeiller”. Nga pikëpamja politike është kundër abortit por e hapur ndaj refugjatëve.

“Mjafton të mbajnë duart në vendin e duhur, ndryshe i përzë”, ka deklaruar ajo pas ngjarjeve të Këlnit. Sharmante, e qeshur dhe mjaft inteligjente, veç kësaj me një eksperiencë të konsiderueshme si gazetare dhe anëtare e Bundestagut, Julia shihet si kancelarja e ardhshme e Gjermanisë. Megjithatë koha do të tregojë nëse ajo do të jetë “zonja e ardhshme e hekurt e Gjermanisë”.

Article Logic
Execution time: 0.003507137298584