INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Billboard Music Awards  dhe Madonna nderojnë Prince [FOTO/ VIDEO]

Billboard Music Awards dhe Madonna nderojnë Prince [FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 10:22 19-05-2016

Nata e madhe e Billboard Music Awards do të jetë shumë e veçantë, sidomos për fansat e Prince.

Organizatorët kanë vendosur të nderojnë legjendën e muzikës përmes një tributi nga Madonna.

Sapo ky lajm u zbardh, në internet nisi një peticion për ta ndaluar këtë performancë me justifikimin se nuk duhet të ishte vetëm Madonna pjesë e homazhit, por edhe kolegë  të tjerë të Prince. Të tjerët thanë se duhet të ishte një artist me ngjyrë që të nderonte këngëtarin.

Megjithatë organizatorët kanë reaguar duke thënë se ky do të jetë një tribute shumë i veçantë dhe fansat do të ngelen pa fjalë.

Article Logic
Execution time: 0.0039868354797363