INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bill Gates ndodhet me pushime shumë pranë jush me jahtin 1.4 milionë dollarë

Bill Gates ndodhet me pushime shumë pranë jush me jahtin 1.4 milionë dollarë

Publikuar më: 10:14 05-08-2019

Bill Gates, miliarderi Amerikan dhe themeluesi i Microsoft, ka zgjodhur Malin e Zi si destinacionin për të pushuar këtë verë.

Gates shoqërohet nga bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e tyre. Ata erdhën në Malin e Zi me super jahtin Lady S dhe e ankoruan pranë Kotorrit dhe Rizanit në 28 Korrik.

Jahti i ankoruar përballë Kotorrit të vjetër tërhoqi vëmendjen e shumë banorëve dhe turistëve ndërsa identiteti i familjes po mbahet i fshehtë.

Jahti 93 metra i gjatë kushton plot 1.4 milionë dollarë, ndërsa në bord kishte edhe një varkë të vogël dhe një helikopter.

Milioneri Amerikan Daniel Snyder është parë gjithashtu nën shoqërinë e njeriut të dytë më të pasur në botë. Snyder është pronari kryesor i ekipit të futbollit Washington Redskins, themelues i Snyder Communications dhe investitor kryesor në Red Zebra Broadcasting.

Sipas atyre që i kanë parë, Bill Gates dhe familja e tij dukeshin njerëz të thjeshtë dhe spontanë të cilët shijuan bukuritë natyrore të vendeve të vogla si Mali i Zi, shkruan e përditshmja e Podgoricës, Vijesti.

biillliii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036451816558838