INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjidhja e krizës, “formula” e Bashës: Kalon nga politikanë me pranga në duar

Zgjidhja e krizës, “formula” e Bashës: Kalon nga politikanë me pranga në duar

Publikuar më: 10:21 05-08-2019

Kreu i Partisë Demokratike , Lulzim Bazha vazhdon të ngulmojë se zgjidhja e vetme për daljen nga kriza janë zgjedhjet e lira me një qeveri transitore.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha shprehen se zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar.

“Ja si hajduti psiqik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë! Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri transitore pa hajdutin psiqik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale.

Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!”, thuhet në video-mesazhin e Bashës, së postuar në rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.002903938293457