INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bilanci i pushimeve/ Turqia e preferuara e shqiptarëve rritja këtë vit 11%

Bilanci i pushimeve/ Turqia e preferuara e shqiptarëve rritja këtë vit 11%

Publikuar më: 09:59 04-09-2019

Turqia është një nga vendet që preferohet shumë për pushime nga shqiptarët. Këtë vit nga muaji janar deri në korrik, në Turqi kanë shkuar rreth 71 mijë shqiptarë. E në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë regjistruar rreth 11% më shumë dhe 23% më shumë se në 2017.

Veç shqiptarëve Turqia preferohet dhe nga europianët e tjerë dhe mësohet se në total kanë shkuar 20% më shumë se në 2018.
Edhe grekët që kanë vetë vijë bregdetare kanë shkuar në Turqi e rritja është shumë e lartë, në raport me një vit më parë me 50%. Po me këtë përqindje u rrit dhe numri i pushuesve nga Spanja dhe Kroacia. Në fakt ajo që dihet me siguri është që shqiptarët kanë shumë lehtësi për të shkuar si turistë në Turqi. Pasi udhëtojnë më avion dhe nuk paguajnë ekstra për udhëtimin, pasi çmimi është vendosur brenda paketës turistike, të cilat për shumë shqiptarë janë të leverdisshme. Ato varjojnë mesatarisht nga 400 euro për person deri në 2000 euro. Të gjitha paketat në hotele dhe resorte janë all inclusive.

Article Logic
Execution time: 0.0034551620483398