INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bilance të frikshme nga tornadoja në SHBA/ Shuhet një familje e tërë

Bilance të frikshme nga tornadoja në SHBA/ Shuhet një familje e tërë

Publikuar më: 08:58 06-03-2019

Tornadoja shkatërruese që goditi, Alabamën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkaktuar panik, frik, dhimbje dhe një numër shumë të lartë viktimash, të plagosurish dhe të humburish.

Sipas bilancit paraprak, deri tani janë shënuar 23 viktima, 7 prej tyre pjestarë të së njëjtës familje.

Të gjitha viktimat, përfshirë 4 fëmijë, u gjetën pranë shtëpive të tyre. Ata janë të moshës 6 deri në 89 vjeç. Të paktën 8 persona rezultojnë ende të zhdukur dhe numri i viktimave druhet se mund të jetë më i lartë.

“Besojmë se të gjitha viktimat ishin në banesat e tyre kur u goditën nga tornadot. Të gjithë, me përjashtim të dy personave, përfunduan jashtë rezidencave”, tha eksperti mjekoligjor Bill Harris në një konferencë për shtyp.

Article Logic
Execution time: 0.0032851696014404