Tërmeti i orës 03:54 i së martës la pas së paku 29 viktima dhe 650 lënduar. Ndërsa 45 të tjerë janë shpëtuar.
Durrësi dhe Thumana janë dy vendet më plagët e rëndë, ndërsa vijon ende operacioni i kërkim-shpëtimit për të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave, banorët që nuk mundën të dilnin pas goditjes së fortë të tërmetit prej 6.4 ballë.
Foto e bëra nga këto dy vatra që u shndërruan në vetëm pak minuta në “vatrën e vdekjes”, janë rrëqethëse dhe dramatike.
Trupa të pajetë nën rrënoja, trupa të pajetë që janë nxjerrë nga forcat e shpëtimit, persona të plagosur, lot e dhimbje në sytë e të gjithëve, çadrat në stadiumin “Dinamo” të Durrësit të mbushura nga njerëzit që mbetën në qiell të hapur.
Por kush janë viktimat e deritanishme të katastrofës natyrore që ka prekur Shqipërinë? Gazeta Shqip disponon listën paraprake të 22 personave që kanë humbur jetën, ose të paktën dyshohet se kanë humbur jetën. Sepse autoritetet shtetërore nuk kanë bërë publike një listë të plotë të viktimave, apo personave nën rrënoja.
Selvie Lala, Erisa Cara, Arjela Lala, Kristi Reçi, Erjola Boshku, Sadik Qato, Amelja Lala, Sahate Lala, Bajram Hajdarmetaj, Plator Zeneli, Klement Çupi, Hasan Cara, Almir Cara, Erisa Cara, Fatmira Cara, Stela Cara, Diana Meçe, Shemsedin Abazi, Isa Abazi, Drita Cakoni, Sardi Cuka, Mira Cuka. Çifti i bashkëshortëve Gregu.
Një tjetër viktimë e tërmetit të tmerrshëm dhe e parë e regjistruar është e një personi nga Kurbini që gjeti vdekjen nga infarkti, edhe pse më pas për të u tha se u hodh nga ballkoni për shkak të lëkundjes së fortë.
Këto janë pamjet e rënda dhe tronditëse që la pas tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.








31 Jan 2026 





