INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besoni mrekullitë! Një vogëlusheje i zhduket masa tumoriale në tru

Besoni mrekullitë! Një vogëlusheje i zhduket masa tumoriale në tru

Publikuar më: 16:51 19-12-2018

Një vajzë 11 vjeç, u diagnostikua në qershor me një lloj tumori të trurit që ka tendencë për “të vrarë” fëmijët për pak muaj. Po me Roxli Doss, ka ndodhur mrekulli. Scott dhe gruaja e tij, Gena, e dërguan vajzën e tyre tek shumë mjekë, derisa u konfirmua lajmi i keq.

"Sëmundja është shumë e rrallë dhe shkatërruese për pacientin," tha mjekja Virginia Harrod për The Sun. Ajo sqaron se ky lloj tumori bën që humbin aftësitë për të gëlltitur ushqimin, humb shikimi dhe aftësinë për të folur, por dhe shoqërohet e me vështirësi në frymëmarrje.
Prindërve të Roxlit i duhej të luteshin për një mrekulli.
"Dhe mrekullia ndodhi,"-tha nëna e saj e gëzuar.
Mjekët pohojnë pas pak kohësh nuk mundën të gjejnë asnjë gjurmë të tumorit kërcënues për jetën e Roxlit.
"Është e pazakontë dhe jemi shumë të kënaqur,"-tha mjekja Harrod.
Po gjithësesi Roxli do të vazhdojë t'i nënshtrohet trajtimeve të tilla si imunoterapia.

Article Logic
Execution time: 0.0018599033355713