INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
REPORTIN’ kur mësuesi është më i dobët se nxënësi…

REPORTIN’ kur mësuesi është më i dobët se nxënësi…

Publikuar më: 12:40 13-10-2016

E zakonshmja duhet të jetë që mësuesit të mësojë nxënësin, por jo gjithnjë është kështu. Një denoncim i pazakontë është bërë në ReportIn’ duke vërtetuar të gjithë këtë konstatim.
Një mësuese nga Berati ka kontrolluar detyrat e nxënësit dhe për çudi drejtshkrimi i saj rezulton më i dobët se i vetë nxënësit.  
Mësuesja nuk di si shkruhet fjala “mrekullueshëm”. Për të kjo fjalë shkruhet “mbrekullueshëm”.
E për ironi mësuesja jep lëndën e gjuhës shqipe. Paradoksalisht nxënësi për faj të mësueses është penalizuar.
Në këto kushte lind vetiu pyetja kjo mësuese sa gabime të tjera mund të bëjë dhe për pasojë të penalizojë kot nxënësit, mos flasësh pastaj që në vend t’i mësojë i ç’mëson?!

Article Logic
Execution time: 0.0025880336761475