INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besim dhe fat! Pa numrat në ëndërr, fitoi lotarinë...

Besim dhe fat! Pa numrat në ëndërr, fitoi lotarinë...

Publikuar më: 12:18 14-05-2019

Si është e mundur që disa njerëz kanë fat dhe ja dalin të fitojnë shuma marramendëse në lotari të ndryshme të zhvillohen në shumë vende të botës.

Shumë tentojnë dhe ndoshta nuk ja dalin. Ndërsa një person në Australi i besoji fort ëndrrës së tij se një ditë do të fitonte.

Ai arriti të fitonte një lotari prej 1 milionë dollarësh duke shënuar numrat të cilat i kishte parë 13 vite më parë.

Personi që preferoi të mbetej anonim tha se i kishte parë në ëndërr numrat një natë dhe që prej atëherë gjithmonë i përdorte kur luante. Ai shtoi se me të njëjtët numra kishte fituar edhe çmime të tjera.

“Me siguri që janë numrat e mi me fat, kështu që do të vazhdoj të luaj me to”, – u shpreh ai për mediat australiane.

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816