INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Berisha thyen heshtjen. Basha përgjegjës, por jo i vetmi [VIDEO]

Publikuar më: 16:36 28-06-2017

Sali Berisha foli. I qartë për të gjithë demokratët, dhe partinë që themeloi 27 vite më parë. Lideri historik thotë se ringritja e PD bëhet vetëm përmes një rruge.
Sali Berisha:
“Rruga e ringritjes nuk është kurrë e lehtë, ajo kalon përmes BASHKIMIT dhe jo përmes PERÇARJES as dhe PËRJASHTIMIT”.
Rezultati i zgjedhjeve është përtej asaj që demokratët priten, por Sali Berisha thotë se kreu i PD Lulzim Basha mori përsipër përgjegjësinë, e ai nuk është i vetmi.
Sali Berisha:
“Drejtues por dhe anëtarë të thjeshtë të PD kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit, i cili padyshim është përgjegjësi më kryesor por natyrisht jo i vetëm për këtë humbje. Nga ana tjetër, kryetari i PD ka njohur përgjegjësinë e tij personale kryesore për këtë humbje. Statuti i partisë parashikon hapjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të partisë, dhe ky i fundit ka deklaruar se do të ngrijë funksionet e tij si kryetar partie për kohën e procesit të zgjedhjes së kryetarit, për të mos ndikuar në këtë proces”.
Nëpërmjet një statusi të gjatë në facebook, Sali Berisha kërkon analizë të plotë se përse PD sot ka 200 mijë vota më pak, e ndaj sipas tij duhet nga garë e barabartë për lidershipin e ri.
Sali Berisha:
“Rëndësi vendimtare ka që PD t’u mundësojë të gjithë anëtarëve të saj një proces të drejtë, të ndershëm, të barabartë dhe të pandikuar nga askush për të zgjedhur lidershipin që ata mendojnë dhe gjykojnë se mund t’i çojë si një opozitë e fuqishme drejt fitores, sa më shpejt, të mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve. Përndryshe na pret një e ardhme e pasigurtë!”

Article Logic
Execution time: 0.0040919780731201