INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha sulmon Ramën me qytetarin dixhital: Harbut në shtëpinë e Zotit, injoroi Myftiun e Beratit

Berisha sulmon Ramën me qytetarin dixhital: Harbut në shtëpinë e Zotit, injoroi Myftiun e Beratit

Publikuar më: 13:03 24-02-2018

Ish-lideri historik i demokratëve Sali Berisha sulmon kryeministrin Edi Rama duke shkruar se ai injoroi myftiun e Beratit. Berisha publikoi një mesazh që i ka mbërritur nga një qytetar. Demokrati e ka publikuar të plotë mesazhin e qytetarit ku ndër të tjera sulmohet kreu i qeverisë si i pamoral dhe i paetikë.
“Vizita ne Berat! I nderuar Z.Berisha,i skandalizuar nga sjellja harbuteske e lloshit qe kemi zgjedhur per kryeminister qe nuk njeh as Zot, as moral e as etike. Hyn ne shtepin e Zotit dhe se bashku me ministren Kumbaro ne menyren me te pafytyre injoron myftiun e qytetit i cili qendronte ne deren e xhamise (e cila pritet te restaurohet nga TIKA) as nuk e pershendet dhe as i jep doren njeriut qe perfaqeson nje komunitet te tere aq me teper qe eshte administratori i ketyre objekteve te kultit.”

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045