INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bushati për Reuters: Presim të hyjmë në BE brenda 10 viteve të ardhshëm

Bushati për Reuters: Presim të hyjmë në BE brenda 10 viteve të ardhshëm

Publikuar më: 14:25 24-02-2018

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati beson se Shqipëria dhe fqinjët e saj mund të bashkohen me BE brenda një dekade. Në një intervistë dhënë për Reuters Bushati foli për situatën në Ballkan edhe për aspiratat e integrimit në Bashkimin Europian. “Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit do i bashkohen BE-së brenda një 10-vjeçari.”-deklaroi ministri. Megjithatë, Bushati u shpreh se nuk pret që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të bashkohen në BE në të njëjtën kohë. Kjo pasi sipas tij, ka ende mosmarrëveshjeve mes vendeve të veçanta, kryesisht ndërmjet ish-republikave jugosllave. Mes të tjerave, Bushati theksoi se në BE diskutohet vetëm për koston e zgjerimit, por asnjëherë për koston e moszbatimit.“Nuk kam dëgjuar qe të flasë dikush për koston e moszbatimit”, është shprehur Bushati. I pyetur për shkallën e ndikimit të Rusisë, Turqisë apo Kinës në rajon, ai tha: "Ballkani Perëndimor shihet si një tabelë shahu". Në fillim të shkurtit, Komisioni i BE-së i ka hapur gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë për t’u bashkuar me BE-në, deri në vitin 2025.Sipas Bushatit, Shqipëria qëndron pak para fillimit të çeljes së bisedimeve të pranimit. Në të njëjtën kohë, ministri i bëri thirrje Gjermanisë dhe BE-së që të rrisë angazhimin e saj në rajon.“Por unë do të doja të shihja veprime më konkrete. Nevojiten investime ndërkufitare në infrastrukturën e shumicës së vendeve të vogla. Kjo do t’i lidhë vendet e Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin, por edhe me BE”, u shpreh minisitri i Jashtëm.

Article Logic
Execution time: 0.0042638778686523