INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha i pari nga Shqipëria, që reagon për sulmet në Kuvendin e Kosovës

Berisha i pari nga Shqipëria, që reagon për sulmet në Kuvendin e Kosovës

Publikuar më: 14:40 05-08-2016

Pas ngjarjes së rëndë në orët e vona të mbrëmjes të të enjtes, në Kosovë, ka reaguar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Ai ka dënuar ashpër sulmin e me mjet shpërthyes ndaj Kuvendit të Kosovës duke e konsideruar si akt terrorist kriminal.
“Mbrëmë, në një akt terrorist kriminal është qëlluar me predha antitank Kuvendi i Republikës së Kosovës. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt si një sulm terrorist ndaj institucionit themelor të Republikës së Kosovës, stabilitetit të saj, uroj që ideatorët, organizatorët dhe ekzekutorët e tij të gjenden sa më parë dhe të marrin ndëshkimin e merituar ligjor”, shkruan Berisha në FB.

Article Logic
Execution time: 0.003676176071167